Politike

(Batuta me moshën) Gramoz Ruçi paralajmëron nga Fieri: Të kenë kujdes subjektet politike, kemi marrë vesh që kanë dashur

17 Mars 2021, 12:48 Nga DOSJA
(Batuta me moshën) Gramoz Ruçi paralajmëron nga Fieri: Të

TIRANË– Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ishte sot në Fier ku së bashku me kryeministrin Edi Rama prezantoi skuadrën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Në fjalën e tij Ruçi paralajmëroi subjektet politike teksa tha se ka marrë vesh përmes mediave se kanë tentuar të shtojnë numrin e kandidatëve në lista, duke shkruar 24 e jo 18, sa lejohen. 

Ruçi bëri edhe një batutë në momentin që tha se mosha mesatare e skuadrës së PS-së në Fier është 48, por tha se nuk është faji i tyre, pasi ata janë shumë të rinj. Për këtë gjë, Ruçi tha se e ka fajin mosha e tij.


Pjesë nga fjala e Gramoz Ruçit:

 Siç edhe dihet skuadra e Fierit ka 18 kandidatë, duke respektuar të gjitha rregullat, e theksoj këtë sepse duhet tu bëj një apel KQZ-së dhe subjekteve politike. Duhet të jenë të barabartë në numrin e kandidatëve, sepse siç kemi marrë vesh në media, në qarkun e Fierit kanë tentuar të kandidojnë 24 kandidatë. Ekipi i Fierit ka një moshë tek 48-a, nuk është faji i këtyre sigurisht, është faji i moshës time, kemirespektuar standartet e ndarjes gjinore, kemi ekonomistë, inxhnierë, jjuristë, mësues, agronomë, veterinerë dhe një mjek dentist.

Ka personalitete të spikatura të PS-së. ka kandidtaë të rinj të ardhur nga sektori i shoqërisë civile. Nëntë kandidatë janë aktualisht deputetë në këtë legjislaturë. Janë Adelina Rista, Anduel Xhindi dhe Bushit. Nuk janë përfshirë në lista, por dua t’i falenderoj për gadishmërinë. Pavarësisht se nuk kanë emrin në 18-shen e ekipit në ato lista, janë treguar të gatshëm. Dua të veçoj Nimet Musai dhe Bashkim Fino, që nuk janë prezentë pasi janë me Covid-19.

Ne kemi një objektiv dhe së bashku me të gjitha strukurat kemi marrë masat për të garantuar atë objektiv që kemi marrë vetë. Kemi bërë dhe organizimin. Zoti Braçe ka marrë përsipër të garantojë objektivat që ka Partia Socialiste në zonën e Divjakës, I dyti është Petro Koçi. E treta është Lindita Buxheli që së bashku me Orgest Krakullin kanë marrë përsipër të sigurojnë objektivin që kemi në Lushnje.

Lajmi kryesor: Rama prezanton kandidatët e PS në Fier: Basha po bën shfaqje ç’edukuese, të diskutojmë për mitingjet. Braçe: Do të marrim 11 mandate, kemi realizuar premtimet

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gramoz ruci edi rama gramoz ruci

Sondazh

Poll