Politike

Rama: Në Elbasan PD-ja provokoi, montazhet e skuthave krijojnë idera të gabuara… mitingje pa shije si të viteve ’90

17 Mars 2021, 12:44 Nga DOSJA
Rama: Në Elbasan PD-ja provokoi, montazhet e skuthave krijojnë idera

FIER- Kryeministri Edi Rama e ka quajtur “montazh skuthash” videon e publikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pas incidentit të paradites në Elbasan. Në videon e nxjerrë nga Bardhi, rreshtoheshin me emra personat që i dolën në mbështetje PS-së pasi mbështetësit e PD bënin thirrje “Rama ik”. Rama tha se PD provokoi, ndërsa grumbullimin e quajti “miting pa shije”.


“I bëj thirrje shqiptarëve që të mos jenë tolerantë me këto shfaqje që të kujtojnë mitingjet pa shije të viteve ’90, hip me makina, grumbullohu me flamuj në një festë popullore si ajo në Elbasan, krijo ndotje akustike dhe bëj viktimën sikur u sulmove ndërsa qëndron aty si provokator i ulët dhe me montazhe skuthash krijon idera të gabuara mbi atë që ka ndodhur dhe s’kishte lidhje as me mua as me ne që ishim aty, por lidhej me mungesën e përgjegjshmërisë.”-tha Rama. 

Lajmi kryesor: Rama prezanton kandidatët e PS në Fier: Basha po bën shfaqje ç’edukuese, të diskutojmë për mitingjet. Braçe: Do të marrim 11 mandate, kemi realizuar premtimet

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazment bardhi incidenti ne elbasan lulzim basha perplasje ne elbasan edi rama gazment bardhi incidenti ne elbasan lulzim basha perplasje ne elbasan

Sondazh

Poll