Aktualitet

17 Mars 2021, 14:48 Nga DOSJA

TIRANË- 809 qytetarë janë gjobitur me 3 mijë lekë të reja për shkak se nuk kishin vendosur maskën mbrojtëse, e cila është bërë e detyrueshme në vendin tonë. 

Policia bën me dije se janë gjobitur me 1 milion lekë, 3 subjekte që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 6 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.


NJOFTIMI I PLOTË: 

Policia e Shtetit

Ndëshkohen me masë administrative 809 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 24 orëve të fundit. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 709 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 91 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 subjekte që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 6 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00. Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Mars 2021, 12:13

TIRANË- Një dokument i plotë është hartuar nga autoritetet shqiptare për të gjithë personat që do të pranojnë ose do të refuzojnë të kryejnë vaksinën kundë...