Aktualitet

Tensione në 6-mujorin e Kaçifas, para meshës, 9 grekëve iu ndalohet hyrja në Kakavijë

11 Maj 2019, 07:13 Nga DOSJA
Tensione në 6-mujorin e Kaçifas, para meshës, 9 grekëve iu

GJIROKASTËR– Dita e sotme ka shënuar 6 mujorin e ndarjes nga jeta të minoriarit grek Konstandinos Kaçifas, i cili humbi jetën gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA në Bularat.

Gjatë paradites në pikën kufitare të Kakavijës iu është ndaluar hyrja 9 shtetasve greke. Mësohet se ata janë ndaluar që të hyjnë në territorin shqiptar pasi kanë deklaruar se do të merrnin pjesë në meshën në nder të Kaçifasit.

Dosja.al mëson se 5 prej tyre janë kthyer mbrapsht pasi cënonin sigurinë publike dhe 4 prej tyre për mos-plotësim të kushteve për udhëtimin drejt Shqipërisë. Ndërkohë ceremonia për Kaçifasin po zhvillohet në fshatin Bularat në kishën e fshatit.

Ndërkohë në rrugët e Janinës janë vendosur edhe postera, lidhur me organizimin e këtij takimi. Në ceremoni pritet të mbajë një fjalim edhe peshkopi i Konicës, i cili njihet si ekstremist dhe anti-shqiptar.

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje.

(k.m/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 6 mujori i vdekjes se kacifasit bularat gjirokaster vrasja e konstantinos kacifas 6 mujori i vdekjes se kacifasit bularat gjirokaster vrasja e konstantinos kacifas

Sondazh

Poll