Aktualitet

Fotoja e fundit e major Klodian Tanushit, ngre kupën në Letoni

11 Maj 2019, 05:35 Nga DOSJA
Fotoja e fundit e major Klodian Tanushit, ngre kupën në Letoni

Letoni- Nga shpërthimi i bombës në Letoni  përveç Zarife Hasanajt ka humbur jetën dhe major Klodian Tanushi, i cili nuk u mbijetoi plagëve të marra.  Ai ka shkëlqyer në punën e tij si ushtarak, madje ka ngritur edhe kupë në këtë kamp tashmë famkeq.

Në foton e mëposhtme ai shfaqet i qeshur teksa kupën në kapin ushtarak në Camo Adazi në Letoni. 

Tanushi është  i martuar dhe ka tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Trupi i tij do të vijë në ditët në vijim në atdhe për t’u vendosur në banesën e fundit, në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”.

Prindërve të majorit lajmin ua dhanë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-brigade Bardhyl Kollçaku dhe zv.shefja e SHPFA-ve, gjenerale Manushaqe Shehu. Në familjen e tij ka vetëm zi, të qara dhe hidhërim.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nderron jete klodian tanushi shpërthimi i minës në letoni nderron jete klodian tanushi shpërthimi i minës në letoni

Sondazh

Poll