Aktualitet

Vdekja e Major Tanushit/Presidenti Meta: U prehsh në paqe hero, me zemër jam pranë familjarëve

11 Maj 2019, 06:01 Nga DOSJA
Vdekja e Major Tanushit/Presidenti Meta: U prehsh në paqe hero, me

Tiranë- Për ndarjen nga jeta të majorit Klodian Tanushi, presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet  e tij. Ai thotë se është i tronditur nga lajmi dhe se me zemër është pranë bashkëshortes dhe tri fëmijëve të tij.

“I tronditur nga lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të Komandantit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO në Letoni, major Klodian Tanushi.
Në këto momente shumë të vështira për familjen Tanushi, me zemër jam pranë bashkëshortes dhe tri fëmijëve të tij, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta! U prehsh në paqen e përjetshme heroi ynë!”,
 shkruan Meta.

Major Tanushi është i martuar dhe ka tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Ai u plagos më 6 maj gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj. Trupi i nëntetares Hasanaj u përcoll ditën e djeshme në banesën e fundit në “Varrezat e Dëshmorëve.”

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta ndarja e jeta e klodian tanushit ilir meta ndarja e jeta e klodian tanushit

Sondazh

Poll