Aktualitet

Lot e dhimbje për Klodian Tanushin, majori ndërron jetë në Letoni, familja hap dyert e mortit

10 Maj 2019, 20:04 Nga DOSJA
Lot e dhimbje për Klodian Tanushin, majori ndërron jetë në

LETONI– Pas katër ditësh lufte me vdekjen, ndërron jetë babai i tre fëmijëve, major Klodian Tanushi. Major Tanushi u plagos katër ditë më parë pas shpërthimit të një mine gjatë një seance stërvitore në Letoni, ku humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj.

Lajmin për ndarjen nga jeta të majorit e dha vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, një ditë më parë në rrjetet e saj sociale. Ndërsa prindërve të majorit lajmin ua dhanë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku dhe zv.shefja e SHPFA-ve, gjenerale Manushaqe Shehu.

Menjëherë pas marrjes së lajmit, familjarat hapën dyert e mortit për të nisur me ritet mortore. Pas lajmit për vdekjen e tij, të shumta ishin reagimet e zyrtarëve të lartë të shtetit. Xhaçka, Lleshaj, Rama, Meta, Berisha dhe Basha i shprehën ngushëllimet familjes duke premtuar që do t’i qëndronin pranë. Në shtëpinë e majorit Tanushi ka shkuar edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka informuar familjen lidhur me procedurat e sjelljes së trupit të tij në atdhe për t’u përcjellë më pas në banesën e fundit.

[sgallery url=”https://dosja.al/i-shpertheu-mina-ne-letoni-nderron-jete-babai-i-tre-femijeve-major-klodian-tanushi/”]

Major Tanushi ishte bashkuar me Forcat e Armatosura Shqiptare që prej vitit 2004. Në CV-në e tij spikatinin arritjet që i ishin dhënë edhe gradën major. Ndër to edhe specializimi për asgjesimin e municioneve me eksploziv, që për ironi të fatit i morën edhe jetën. Prej dhjetorit të vitit të kaluar, major Tanushi drejtonte kontigjentin e 4-t me 21 ushtarë në Camp Adazi në Letoni. Gjatë një stërvitjeje ushtarake më 6 maj ai u plagos së bashku me nëntetarin Julian Kapaj prej shpërthimit të një mine. Ndërsa nëntetarja Zarife Hasanaj humbi jetën në vend. Prej katër ditësh, major Tanushi luftonte me vdekjen në spital pasi ndodhej në gjendje të rëndë. Fatkeqsisht ai nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve të marra, duke e çuar në tre numrin e ushtarakëve shqiptarë të rënë jashtë atdheut. Tashmë pritet që trupi i tij të vijë në Shqipëri, ku edhe do të mbahet ceremonia e nderimit. Më pas major Tanushi do të përcillet për në banesën e fundit “Varrezat e Dëshmorëve.”

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten ushtarakja ne letoni nderron jete klodian tanushi shpërthimi në letoni humb jeten ushtarakja ne letoni nderron jete klodian tanushi shpërthimi në letoni

Sondazh

Poll