Aktualitet

Familja hap dyer e mortit, FA dhe Garda pranë banesës së Klodian Tanushit (VD)

11 Maj 2019, 07:05 Nga DOSJA
Familja hap dyer e mortit, FA dhe Garda pranë banesës së Klodian

Tiranë- Pas vdekjes së Major Klodian Tanushit familja ka hapur dyert e mortit. Pranë banesës së Majorit ka pjestarë të Forcave të Armatosura, të Gardës dhe familjarë. Nuk mungojnë lotët dhe hidhërimi në fytyrat e kolegëve dhe familjarëve.

Major Tanushi është i martuar dhe ka tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Ai u plagos më 6 maj gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni por nuk mundi t;u mbijetonte plagëve.

Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj. Trupi i nëntetares Hasanaj u përcoll ditën e djeshme në banesën e fundit në “Varrezat e Dëshmorëve.”

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet familja hap dyert e mortit ndarja nga jeta e klodian tanushi familja hap dyert e mortit ndarja nga jeta e klodian tanushi

Sondazh

Poll