Aktualitet

Vdekja e dy ushtarakëve në Letoni, ulet në gjysmë shtizë flamuri shqiptar në bazën e NATO-s

11 Maj 2019, 06:53 Nga DOSJA
Vdekja e dy ushtarakëve në Letoni, ulet në gjysmë

Afganistan– Në bazën e NATO-s “Camp Area’ në Afganistan flamuri shqiptar është i ulur në gjysmë shtizë për të nderuar dy ushtarakët shqiptarë, major Klodian Tanushin, i cili ndërroi jetë në një spital në Letoni katër ditë, pasi mbeti i plagosur në incidentin e 6 majit në kampin Adazi, ku  si pasojë e shpërthimit të një mine humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasanaj.

Nëntetarja, Hasanaj është përcjellë dje për në banesën e fundit tek varrezat e “Dëshmorëve të Atdheut”.

Kontigjenti i V-të Paqeruajtes ka  nderuar sipas protokolleve ushtarake veprën sublime të dëshmoreve në rënë në Letoni.

Major Tanushi u plagos më 6 maj gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni, por nuk mundi t’u mbijetonte dot plagëve të marra dhe si pasojë ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spital, në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi, u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj, i cili ndodhet jashtë rrezikut.Trupi i nëntetares Hasanaj u përcoll ditën e djeshme në banesën e fundit në “Varrezat e Dëshmorëve.”

 

(a.m, J.v/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet baza e natos flamuri shqiptar letoni vdekja e klodian tanushit vdekja e usharakes shqiptare baza e natos flamuri shqiptar letoni vdekja e klodian tanushit vdekja e usharakes shqiptare

Sondazh

Poll