Aktualitet

I dënuar me dy vite burg për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

11 Maj 2019, 06:39 Nga DOSJA
I dënuar me dy vite burg për armëmbajtje pa leje, arrestohet

Shkodër- Në prangat e policisë së Shkodrës ka rënë një 28-vjeçar  me iniciale M.P, pasi ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje. Ai rezulton i dënuar me dy vite burg nga Gjykata e Dibrës.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se Gjykata e Dibrës, e ka dënuar me 2 vite burg për veprën penale”Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe municionit”.

Njoftimi i policisë Shkodër:e

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore

I dënuar për armëmbajtje pa leje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, vihet në pranga nga policia e Shkodrës

Forcat policore të  Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, lokalizuan dhe kapen shtetasin në kërkim  M.P. 28 vjeç, banues në Shkodër

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër  e cila e kishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Shkallës Parë Dibër me vendimin datë 15.02.2018 e ka dënuar me 2 vite burg për  veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal.

Ky shtetas ju dorëzua strukturave të D.V.P. Dibër për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 28 vjeçari shkoder arrestohet 28 vjeçari shkoder

Sondazh

Poll