Aktualitet

Ndërron jetë major Tanushi, Pandeli Majko: Fjalët janë pak për të shprehur dhimbjen

10 Maj 2019, 20:57 Nga DOSJA
Ndërron jetë major Tanushi, Pandeli Majko: Fjalët janë pak

TIRANË– Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj ndarjes nga jeta të majorit të plagosur në Letoni, Klodian Tanushi. (Lexo këtu)

“Humbja e dy ushtarakëve në detyrë është një lajm i dhimbshëm për familjarët dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Pas nëntetares Zarife Hasanaj, sapo mora lajmin nga Letonia për humbjen e jetës së komandantit të kontigjentit shqiptar në misionin e NATO, major Klodian Tanushi. Ngushëllime familjarëve. Fjalët janë pak për të shprehur dhimbjen.”

Major Tanushi u plagos për vdekje katër ditë më parë në Letoni gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj. Trupi i nëntetares Hasanaj u përcoll ditën e sotme në banesën e fundit në “Varrezat e Dëshmorëve.”

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nderron jete klodian tanushi pandeli majko shpërthimi në letoni nderron jete klodian tanushi pandeli majko shpërthimi në letoni

Sondazh

Poll