Bota

“Kemi lirinë tonë të zgjedhim”/ Trump nxit popullin që të vaksinohen: Është e sigurtë dhe efektive 

17 Mars 2021, 12:10 Nga DOSJA
“Kemi lirinë tonë të zgjedhim”/ Trump nxit popullin

SHBA- Ish presidenti amerikan, Donald Trump  ka nxitur njerëzit të vaksinohen kundër Covid-19. The Guardian shkruan se në një intervist, Trump ka thënë se çdo njeri ka të drejtat e tij dhe se është dakort me vaksinimin e popullsisë, nëse këta të fundit pranojnë. Ai tha se vaksinat anti-Covid janë të shkëlqyeshme dhe të sigurta.

“Ne kemi liritë tona dhe duhet të jetojmë sipas kësaj dhe unë jam dakord me këtë gjithashtu. Por është një vaksinë e shkëlqyeshme. Është një vaksinë e sigurt dhe është diçka që funksionon, ”tha ai.

Nuk dihet nëse kjo do të deklaratë e Trump do të ndikojë në vendimin e republikanëve, pasi në një sondazh të publikuar nga Associated Press doli që 42% e republikanëve nuk do të merrnin vaksinën, ndërsa nga demokratët ishin vetëm 17%.

Por kjo nuk është hera e parë që trump ka promovuar vaksinimin e popullsisë pasi më parë kur u paraqit në Konferencën vjetore të Veprimit Politik Konservator në fund të Shkurtit, ai tha: Të gjithë, shkoni vaksinohuni.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump trump nxit vaksinimin e popullsise donald trump trump nxit vaksinimin e popullsise

Sondazh

Poll