Bota

Shpërthen banesa nga fishekzjarret në SHBA, humbin jetën 2 persona  

17 Mars 2021, 11:23 Nga DOSJA
Shpërthen banesa nga fishekzjarret në SHBA, humbin jetën 2

SHBA- 2 persona kanë humbur jetën në SHBA pas shpërthimit të një banese në Ontario. LA Times shkruan se ndezja e disa fishekzjarreve bëri që një banesë e gjithë të shpërthej në flakë duke tonditur një lagje të tërë.

Pas shpërthimit në vendngjarje shkoi skuadra e bombave si dhe zjarrëfikësit të cilët po spastrojnë zonën. Ndërkohë që këtë shpërthim e ka marrë në hetim FBI. Përveç 2 persona që humbën jetën është edhe një 72-vjeçar që ka marrë plagë të rënda të këmba, teksa po përpiqej që të dilte nga banesa.

“Ata janë të nivelit komercial, ashtu si normalisht do t’i shihje në një shfaqje e fishekzjarrevesh. Ne shpresojmë që të dalim në skenë dhe të fillojmë procesin e hetimit dhe t’i çojmë ata fqinjë në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e policisë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota fbi shperthim fishekzjarresh fbi shperthim fishekzjarresh

Sondazh

Poll