Bota

“Bllokimi i fundjavës nuk është i mjaftueshëm”/ Eksperti francez: AstraZeneca është aq efikase sa Pfizer

17 Mars 2021, 11:47 Nga DOSJA
“Bllokimi i fundjavës nuk është i mjaftueshëm”/

FRANCË- Eksperti francez, Remi Salomon ka folur për situatën e Covid në Francë. Ai foli për vaksinat ant-Covid ku tha se vaksina e Astrazenecës është po aq efikase dhe e sigurtë sa dhe vaksina e Pfizer/BioNtech-ut. Reuters shkruan se Salomon gjithashtu komentoi edhe mbi masat anti-Covid në Francë ku tha se bllokimi fundjavave nuk është i mjaftueshëm për të frenuar Covid-19 në Paris.

“Gjatë javës, virusi vazhdon të qarkullojë, njerëzit vazhdojnë të shkojnë në punë edhe të takohen me njëri-tjetrin. Ne duhet të marrim masa edhe gjatë javës,” tha ai.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Francë janë regjistruar 4,108,108 persona me Covid, ndërsa 91,170 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca covid ne france remi salomon astrazeneca covid ne france remi salomon

Sondazh

Poll