Bota

Nuk i shpëton atentatit të dytë! Ekzekutohet me breshëri plumbash anëtari i grupit ‘Camorras’, Antonio Volpe

17 Mars 2021, 11:37 Nga DOSJA
Nuk i shpëton atentatit të dytë! Ekzekutohet me breshëri

NAPOLI– Anëtari i bandës së mafies italiane ‘Camorra’, Antonio Volpe është qëlluar për vdekje me breshëri plumbash në një atentat në Napoli.

Mediat italiane shkruajnë se dyshohet se Antonio është ekzekutuar nga një vrasës me pagesë, natën e së hënës. Vrasësi ishte duke lëvizur me motor në momentin që ka qëlluar dhe më pas është larguar me shpejtësi duke lënë të shtrirë trupin e 77-vjeçarit.

Ky është atentati i dytë ndaj tij, pasi edhe në vitin 2005 disa persona e qëlluan me plumba,  por asokohe ai arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Pak javë më parë ndërroi jetë edhe ‘bosi’ i mafies së famshme italiane, Camorra, Raffaele Cutolo, në burgun e Parmës në moshën 80-vjeçare. Raffaele Cutolo konsiderohej themeluesi i mafies napoletante Camorra dhe përgjegjës i atentateve të përgjakshme mafioze në vitet ’70-’80.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota camorra vritet antonio volpe camorra vritet antonio volpe

Sondazh

Poll