Bota

Pas hapjes së ambasadës, Kosova pritet të marrë vaksina anti-Covid nga Izraeli

17 Mars 2021, 11:32 Nga DOSJA
Pas hapjes së ambasadës, Kosova pritet të marrë vaksina

KOSOVË- Izraeli pritet që të ndihmojë Kosovën me vaksina anti-Covid për qytetarët. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministria e Jashtme e Kosovës me anë të një njoftimi. Në njoftim thuhet se MJPD e Kosovës në koordimin me ambasadën në Izrael ka organizuar një takim virtual mes Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj dhe Ministrit të Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka organizuar një takim virtual mes Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj dhe Ministrit të Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein. Ky takim është organizuar për të diskutuar rreth ndihmës së Izraelit në sigurimin e vaksinave anti-Covid19 për popullin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Kosovë janë regjistruar 78,340 persona me Covid, ndërsa 1, 723 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni armend zemaj vaksinat ne kosove yuli edelstein armend zemaj vaksinat ne kosove yuli edelstein

Sondazh

Poll