Bota

Dështon raundi i 62 i bisedimeve Greqi-Turqi! Nuk bien në dakordësi për çështjen e Detit, takimi shtyhet më 14 prill

17 Mars 2021, 12:10 Nga DOSJA
Dështon raundi i 62 i bisedimeve Greqi-Turqi! Nuk bien në

GREQI– Një ditë pas raundit të 62-të të kontakteve eksploruese në Athinë, sekretari i Ministrisë Greke të Punëve të Jashtme, Themistoklis Demiris, u takua këtë mëngjes me homologun Sendat Onal për të vendosur ‘fatin’ e raundit tjetër.

Pas një propozimi nga diplomati turk Sedat Onal, është vendosur që Ministri i Jashtëm Nikos Dendos të shkojë në Ankara më 14 prill për nisjen e një tjetër raundi takimi. Sipas Protothema.gr, Nikos Dendias shprehu gatishmërinë e tij për të shkuar në Ankara për një takim privat me Mevlut Tsavousoglou “me kusht që të mbizotërojnë kushtet e përshtatshme”.

Dy shtetet anëtarët e NATO-s, u takuan ditën e djeshme për të provuar edhe një herë për të zgjidhur bllokimin e tyre mbi kufijtë e Mesdheut lindor dhe të drejtat e energjisë. Ata kanë folur për bisedime që kanë lënë në raundin e 61, të mbajtur më 25 janar në Stamboll për të zgjidhur pikat e konvergjencës për çdo negociatë në lidhje me caktimin e kufirit detar.

Bisedimet teknike mes palëve u rikthyen më 25 Janar kur u zhvillua raundi i 61-të në Stamboll, pas 5 vitesh ndërprerjeje. Greqia dhe Turqia nuk janë në dakordësi për çështjen e Detit. Të dyja vendet kanë zhvilluar 62 raunde bisedimesh, por pa sukses. Tensionet kapën kulmin në muajin gusht 2020, kur Turqia dërgoi anijen eksploruese Oruç Reis në Mesdhe, në ujëra që grekët thonë se janë të tyre.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni raundi 62 i takimit greqi-turqi raundi 62 i takimit greqi-turqi

Sondazh

Poll