Bota

Rasti i parë në botë, gruaja nga Florida lind fëmijën me anti-trupa për Covid

17 Mars 2021, 11:08 Nga DOSJA
Rasti i parë në botë, gruaja nga Florida lind fëmijën

SHBA- Një grua nga Florida ka lindur fëmijën e saj me anti-trupa për Covid-19. The Guardian shkruan se gruaja në momentin që ishte shtatzënë mori dozën e parë të vaksinës së Moderna-s dhe se anti-trupat kanë kaluar edhe te fëmija. Doktorët Paul Gilbert dhe Chad Rudnick ky rast është i pari në botë që është raportuar dhe se ata kanë testuar kordonin e fëmijët për të parë nëse hamendësimi i tyre ishte i vërtet.

“Për njohuritë tona, kjo ishte e para në botë që u raportua për një fëmijë të lindur me antitrupa pas një vaksinimi. Ne testuam kordonin e foshnjës për të parë nëse antitrupat në nënë i kaluan foshnjës, gjë që shohim se ndodh me vaksinat e tjera të dhëna gjatë shtatzënisë. Ne i nxisim hetuesit e tjerë të krijojnë regjistra të shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji si dhe të kryejnë studime të efikasitetit dhe sigurisë së vaksinave Covid-19 në grua shtatzënë dhe gjidhënëse te pasardhësit e tyre,” thanë ata.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në SHBA janë regjistruar 30,231,550 persona me Covid, ndërsa 549,367 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota chad rudnick paul gilbert chad rudnick paul gilbert

Sondazh

Poll