Bota

“Regjistrohuni si shqiptarë”/ Kurti mesazh për diasporën e Maqedonisë së Veriut: Ky proces është i rëndësishëm 

17 Mars 2021, 10:23 Nga DOSJA
“Regjistrohuni si shqiptarë”/ Kurti mesazh për

KOSOVË- Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje diasporës së Maqedonisë së Veriut që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë. Në një video të postuar në Facebook, ai ka thënë se të gjithë përsonat që jetojnë në diasporë kanë mundësi që të regjistrohen nga vendi ku jetojnë. Kurti u shpreh se regjistrimi i popullsisë si shqiptarë është shumë i rëndësishëm dhe përcakton peshën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Fjala e Kurtit:

Regjistrimi zhvillohet 20 vjet pas atij të vitit 2002, sepse ai i vitit 2019 u anulua për arsye ende të panjohura nga regjimi i atëhershëm i Gruevskit. Për herë të parë mërgata jonë ka mundësi që procesin e regjistrimit ta realizojë nga vendi ku jeton. Të drejtë për tu regjistruar ka secili qytetar me nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe që është i pajisur me numrin personal, Amëz. Meqë edhe me Kushetutën aktuale të drejtat politike të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut diktohen dhe burojnë nga numrat, regjistrimi i çdo qytetari është tejet i rëndësishëm. Shkruani emrin tuaj dhe klikoni mbi opsionin shqiptar. Për të regjistruar të gjithë familjen u merr 10 minuta kohë. Përcaktohet pesha e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Çdo familje ka më shumë pjesëtarë në mërgim se në vatër. Ne jemi me vatrën kudo që jemi, as për të qenë më shumë, as për të qenë më pak, por aq sa jemi realisht dhe kjo për ne është shumë.”

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti diaspora e maqedonise se veriut albin kurti diaspora e maqedonise se veriut

Sondazh

Poll