Politike

Hap LIVE në ‘Facebook’, mbledh peshkatarët e Vlorës, Basha: Më dhanë fjalën me 25 prill nuk do dalin në det pa hedhur

17 Mars 2021, 11:33 Nga DOSJA
Hap LIVE në ‘Facebook’, mbledh peshkatarët e Vlorës,

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me peshkatarët e Vlorës, gjatë vizitës që ka zhvilluar në qytetin bregdetar. Ai është shprehur se kur të vijnë në pushtet do të kryejnë suvencionimin e rrjetave për peshkatarët në mënyrë që shërbimet të cilat i kryejnë jashtë vendit ti kryejnë dhe në Shqipëri.

Në fund, Basha tha se peshkatarët i kanë bërë të ditur se me 25 prill nuk do të dalin në det pa hedhur votën e tyre.


DEKLARATA:

Ju përshëndes me peshkatarët e Vlorës. Para pak pak orësh përfundova një takim me peshkarexhat të cilët sigurojnë bukën e gojës, jeta e peshkatarit është e vështirë kudo, gjobitet dhe taksohet, shikojeni këtë port si është, pa shkallë pa asgjë. Ndërkohë që rrjetat shkëputen pa dalë në det. Ne kemi angazhime për ti ardhur në ndihmë peshkatarëve shqiptarë. Nga Saranda në Vlorë, nga Durrësi në Shëngjin, që mundi i tyre dhe sakrifica e tyre të mos shkojë dëm. Vendi ynë fqinj, Greqia ia doli mbanë, ndaj dhe ne do të invesojmë në tre drejtime. Në suvencionimin e rrjetave, në shkallët ku ata shërbejnë. Që shërbimet që i bëjnë jashtë ti bëjnë këtu. Dua ti falenderoj nga zemra për këtë mikëpritje, dhe dua t’ju them se 25 prilli.

Sic më dhanë fjalën me 25 prill nuk do dalin në det pa hedhur votën e tyre për ndryshim, bashkë me të gjithë shqiptarët. Përshëndetje nga Triporti dhe mirupafshim.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne vlore lulzim basha basha ne vlore lulzim basha

Sondazh

Poll