Politike

“Si mund të kapet më shumë se kaq”, Meta përgjigjet për reformën në Drejtësi: Nga peshkaqenët kalohet tek cironkat

17 Mars 2021, 11:18 Nga DOSJA
“Si mund të kapet më shumë se kaq”, Meta

TIRANE– Presidenti Ilir Meta ka sqaruar se deklaratat e tij nuk lidhen me kapjen e Reformës në Drejtësi siç pretendon kryeministri Edi Rama, por me ruajtjen e votës dhe mbrojtjen e interesit publik. Meta sqaroi se reforma në drejtësi është e kapur nga maxhoranca dhe solli si shembull procedurën e ndjekur tek zyrat e FRD.


“Si mund të jetë më e kapur se është e kapur reforma në Drejtësi? Si mund të jetë më shumë se kaq? Ka ndonjë atje për ndjekje penale për letrat e bakallit pa firmë e pa vulë? Si rasti që folëm (FRD). Së dyti ju e shihni si u katandisën dosjet e Shijakut dhe Dibrës. Nga Peshkaqenët kalohet te cironka. Njësoj si ajo puna e drogës, në vend të arrestohen ata që marrin parat dhe organizojnë trafikun, janë në burg ata që janë më poshtë.”-tha Meta.

Lajmi kryesor: PROPOZIMI/ Meta: Lumi Vjosa të shpallet “Park Kombëtar”! Larg duart nga vota e lirë, në ditët në vijim do të publikoj planin tim, populli i 2 marsit është rritur

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll