Politike

Rama apeloi të bënin kujdes, Meta i përgjigjet: S’është ankuar ndonjë gazetare për prekje nga unë, qesharake nga vjen

17 Mars 2021, 11:11 Nga DOSJA
Rama apeloi të bënin kujdes, Meta i përgjigjet:

TIRANË- Një ditë pasi kryeministri Edi Rama i këshilloi kryedemokratit Lulzim Basha që vajzat, gratë dhe gazetaret ti mbrojë nga Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, kreu i shtetit ka patur sot një përgjigje. Meta u shpreh se është konstatim që raporti i tij me gazetarët është i mirë ndërsa shtoi se ka vend për përmirësim, por këshilla që jepet nga Rama nuk vlen.


“S’është ankuar ndonjë gazetare për prekjen me dorë nga Ilir Meta, jo vetëm kaq, ju e dini sa i durueshëm dhe i respektueshëm kam qenë me të gjitha ju. Ju e dini kush ka bërë presion ndaj gazetarëve, ata që bëjnë pyetje pa kaluar nga zyra e propagandës që kemi këtu përballë (qesh). Apo një pjesë e tyre që s’e kanë përballuar dot presionin bëjnë pyetje provokuese. Sigurisht ka vend për përmirësim, do të bëjmë më të mirën, por kur rekomandime të tilla vijnë nga një person që dihet si është sjellë me to. Është më shumë se qesharake që është ai për të vënë dorë mbi zgjedhjet. Kjo histori ka marrë fund.”-tha Meta.

Lajmi kryesor: PROPOZIMI/ Meta: Lumi Vjosa të shpallet “Park Kombëtar”! Larg duart nga vota e lirë, në ditët në vijim do të publikoj planin tim, populli i 2 marsit është rritur

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta lulzim basha edi rama ilir meta lulzim basha

Sondazh

Poll