Politike

Plani i presidentit për mbrojtjen e votës, Meta: Do të njiheni në ditët në vijim, larg duart nga vota e lirë

17 Mars 2021, 11:13 Nga DOSJA
Plani i presidentit për mbrojtjen e votës, Meta: Do të njiheni

TIRANË– Presidenti Ilir Meta zbuloi se në ditët në vijim do të publikojë planin për mbrojtjen e votës së 25 prillit 2021. Në një prononcim për mediat nga sheshi “Nënë Tereza” ku propozoi shpalljen e Lumit Vjosa “Park Kombëtar”, Meta tha se plani do të ketë në fokus mbrojtjen e votës që është sipas tij, e drejta kryesore e qytetarëve.


“Se ç’përmban ky plan do të njiheni në ditët në vijim. Çdo shqiptar i ndershëm dhe patrioti pavarësisht bindjeve partiake është 100% dakord me pres që nuk duhet të vihet më dorë mbi votën sepse prandaj jemi në këtë situatë kaq të rëndë, që udhëheqim në nivel botëror për shpopullimin e vendit, pikërisht se niveli i lirisë së zgjedhjeve është katandisur në këtë situatë që e dini ju dhe që e di gjithë bota dhe është një kusht i pakapërcueshëm nga BE për çeljen e negociatave. Të gjithë ta mbajnë duart larg nga votat, të kontribuojnë për një fushatë civile dhe europiane, të gjithë të paraqesin alternativat e tyre. Është një gjë e mirë se përveç forcave politike keni mundësi të shpreheni dhe për kandidatin që preferoni duke dhënë një mesazh të qartë që drejtuesit e partive duhet të promovojnë njerëz me integritet që të respektojnë Kushtetutën dhe të jenë shembull i respektimit të ligjit”.-tha Meta.

Lajmi kryesor: PROPOZIMI/ Meta: Lumi Vjosa të shpallet “Park Kombëtar”! Larg duart nga vota e lirë, në ditët në vijim do të publikoj planin tim, populli i 2 marsit është rritur

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta plani i metes zgjedhjet e 25 prillit 2021 ilir meta plani i metes zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll