Politike

Mitingjet e Bashës me grumbullime qytetarësh, Rama: Bëni kujdes njerëz, rrini larg situatave që tregojnë injorancë e ngre

17 Mars 2021, 11:21 Nga DOSJA
Mitingjet e Bashës me grumbullime qytetarësh, Rama: Bëni kujdes

FIER– Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të rrinë larg mitingjeve e grumbullimeve të njerëzve për hir të shëndetit të tyre. I pranishëm në shkollën ku po vaksinoheshin mësuesit, Rama komentoi takimet e Bashës, ku ka rënë në sy mungesa e respektimit të rregullave të vendosura gjatë periudhës së pandemisë dhe tha se ky është një shembull i keq.

Sipas kryeministrit, situata të tilla, me njerëz që hipin mbi makina dhe ngrenë dy gishtat lart, tregon injorancë.


Ajo që u duhet thënë të gjithëve është se për shkaqe politike e partiake, dikush jep shembullin më të keq duke grumbulluar njerëz e duke ngritur gishtat mbi makina. Kjo është një luftë për jetën, një luftë për jetë a vdekje, për shumë njerëz që janë më të ekspozuar e të dobët nga pikëpamja fizike. Bëni kujdes, distancohuni nga situata që tregojnë injorancë dhe papërgjegjshmëri të madhe. Ne do të vazhdojmë intensivisht vaksinimin, dhe zgjedhjet janë pesë me hiç para kësaj. Turpi do tu mbetet atyre që e kanë,”- tha Rama ndër të tjera.

Lulzim Basha shfaqet prej ditësh mes grumbullit të qytetarëve, pa maska dhe pa respektuar distancën sociale. Sot ishte në Vlorë dhe dje në Shkodër, ku është pritur me mitingje e ovacione. Të njëjtën gjë, kryeopozitari ka bërë edhe në Kavajë, ku në mungesë të një tribune, hipi mbi kofanon e një fuoristrade dhe ngriti dy gishtat lart. Për këto shkelje, Basha është paralajmëruar nga Policia e Shtetit.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne fier edi rama rama ne fier

Sondazh

Poll