Politike

PROPOZIMI/ Meta: Lumi Vjosa të shpallet “Park Kombëtar”! Larg duart nga vota e lirë, në ditët në vijim do të publikoj

17 Mars 2021, 10:34 Nga DOSJA
PROPOZIMI/ Meta: Lumi Vjosa të shpallet “Park Kombëtar”!

TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta kërkon shpalljen e Lumit Vjosa, “Park Kombëtar”. Deklarata e kreut të shtetit vjen pas thirrjeve të njëpasnjëshme të aktorit me famë botërore, Leonardo Di Caprio dhe një sërë organizatave brenda dhe jashtë vendit që kërkojnë që Lumi Vjosa të mbrohet nga ndërhyrjet në shtrat dhe në habitatet përreth tij.

Meta kërkoi që të ketë një plan për të zhvilluar turizmin përgjatë gjithë Luginës ku shtrihet lumi, e po ashtu edhe si një mundësi për t’ja trashëguar lumin gjeneratave.

“Lumi Vjosa duhet të shpallet Park Kombëtar, bashkë me degët e tij. Është një pasuri kombëtare por edhe e rrallë për kontinentin tonë. Duhet mbrojtur nga çdo projekt që e cënon atë dhe është dëmtuar jo pak deri tani, por jemi ende në kohë për të parandaluar çdo dëmtim tjetër për një pasuri që e trashëgojmë nga gjeneratat e tjera dhe duhet ta ruajmë për gjeneratat e tjera, por është një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar turizmin në luginë.”-tha Meta.


Kreu i shtetit u përgjigj shkurtimisht edhe për planin e tij të dytë, jo atë të mbrojtjes së Lumit Vjosa, por atë për mbrojtjen e votës. Meta tha se në ditët në vijim do të publikojë planin, ndërsa apeloi për një hetim për ngjarjet e ndodhura disa ditë më parë tek zyrat e Frymës së Re Demokratike. Presidenti foli edhe për raportin e tij me gazetarët dhe tha se nuk pranon rekomandime nga Edi Rama, që sipas tij, gazetarët që janë kundër tij iu bën presion, ndërsa ata që bien pre e presionit, i përdor. Meta foli edhe për reformën në Drejtësi ku përsëriti qendrimin e tij se maxhoranca e ka kapur sistemin e drejtësisë dhe për këtë prova janë dy dosjet e Dibrës dhe Shijakut.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta leonardo dicaprio lumi vjosa park kombetar ilir meta leonardo dicaprio lumi vjosa park kombetar

Sondazh

Poll

Politike 17 Mars 2021, 09:22

VLORË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha na vijuar turin elektoral për zgjedhjet e 25 prillit në një qytet që njihet si ‘shtëpia’ e Ramës, Vlorë...