Politike

Vaksinimi i mësuesve në Fier, Rama jep këshilla: Bëni kujdes, se ndodh që të marrësh edhe virusin pas dozës së parë

17 Mars 2021, 11:23 Nga DOSJA
Vaksinimi i mësuesve në Fier, Rama jep këshilla: Bëni

FIER– Kryeministri Edi Rama ka këshilluar mësuesit e Fierit që të bëjnë kujdes edhe pse kanë marrë dozën e parë të vaksinës. I pranishëm në shkollën ku po kryhen vaksiniet, Rama tha se vaksina nuk e jep efektin që në ditën e parë, dhe ekziston mundësia që të marrin edhe virusin, pavarësisht se janë vaksinuar.


Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Duhet bërë kujdes këto ditë e, se nuk e jep efektin që ditën e parë. Mund të ndodhë që të marrësh vaksinën dhe më pas të marrësh virusin, sepse e humb kontrollin.

Ogerta Manastirliu: Me Fierin sot e konsiderojmë të përmbyllur. Tirana është ajo që ka vaksinuar më shumë mësues, janë mbi 600 të tillë që janë vaksinuar në Tiranë. Dje komuniteti mori vendimin për të vijuar me vaksinimin, sigurisht që do të pritet edhe rezultati i hetimeve të EMA-s.

Prej të shtunës, Shqipëria nisi vaksinimin e mësuesve me 38 mijë e 400 dozat AstraZeneca që mbërritën nga Suedia në vendin tonë. Qeveria dhe kryeministri janë shprehur optimistë, por dhjetra mësuesë në të gjithë vendin kanë refuzuar dhe ende nuk janë paraqitur për të marrë vaksinën. Në total nga e shtuna deri më sot vaksinën e kanë marrë 2664 mësuesë nga 25 mijë mësuesë që ka në të gjithë vendin. Bllokimi i vaksinës AstraZeneca nga shumë vende në Evropë i ka bërë qytetarët shqiptarë të pasigurtë mbi efikasitetin dhe efektet anësore të kësaj vaksine.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ogerta manastirliu shqiperia nis vaksinimin edi rama ogerta manastirliu shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll