Bota

Anglia ul moshën: Të gjithë personat mbi 50 vjeç kanë të drejtë të vaksinohen

17 Mars 2021, 09:38 Nga DOSJA
Anglia ul moshën: Të gjithë personat mbi 50 vjeç kanë

ANGLI- Të gjithë personat mbi 50 vjeç kanë të drejtë të vaksinohen në Angli. Dailymail shkruan se nga mosha e mëparshme që ka qënë mbi 65 vjeç, mosha e personave të cilët janë mbi 50 vjeç do të lejojhen që të vaksinohen.

Të gjithë personat mbi 50 vjeç futen në grupin përfundimtar të përparësive në Angli. Pasi këta persona të marrin të gjithë dozën e parë të vaksinimit, mosha e vaksinimit do të ulet dhe pritet që të vaksinohen personat me moshë mesatare.

Deri tani në Angli mbi 24.4 milion persona kanë marrë dozën e parë të vaksinave si dhe më e shumta e tyre janë vaksinuar plotësisht. Sipas autoriteteve deri të djelën Anglia do të vaksinojë gjysmën e popullsisë së moshuar.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksinimi ne angli vaksinimi ne angli

Sondazh

Poll