Bota

EMRAT/ Qeveria Kurti 2, ja personat që pritet të emërohen ministra  

17 Mars 2021, 09:06 Nga DOSJA
EMRAT/ Qeveria Kurti 2, ja personat që pritet të emërohen

KOSOVË- Java e ardhshme pritet që të jetë vendimtarja për të krijuar institucionet dhe qeverinë e re në Kosovë. Gazeta Ekspress ka bërë të ditur disa nga emrat që pritet të mbajnë poste ministrore në Qeverinë Kurti 2.

EMRAT dhe POSTET:

Glauk Konjufca pritet që të emërtohet në krye të Kuvendit.

Në krye të shtetit si Presidente pritet të vendoset Vjosa Osmani.

Si diplomate mund të vendoset Donika Gërvallën nga ‘Lista Guxo’.

Një tjetër person nga Lista Guxo do të marrë post ministror, ndërkohë që personat që po diskutohen janë Faton Peci dhe Haxhi Avdyli.

Arben Vitia pritet që të mbajë rolin e kryetari të Vetëvendosjes në Prishtinë.

Në krye të Ministrisë së Drejtësisë mund të vendoset sërish Albulena Haxhiu.

Në Ministrinë e Brendshme mund të propozohet Xhelal Sveçla.

Arbërie Nagavci pritet që të vendoset në krye të Ministrisë së Arsimit.

Në Ministrinë e Financave mund të vendoset sërish Besnik Bislimi.

Rozeta Hajdari pritet që të vendoset në krye të Ministrisë së Ekonomisë.

Ndërkohë që emrat e pakonfirmuar janë në Ministrinë e Kulturës, të Bujqësisë, të Infrastrukturës, Mbrojtjes dhe të Ministrisë së Jashtme.

Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku ka arritur të marrë 438 mijë e 334 vota. Ndërkohë e dyta ka dalë, Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota. Në lidhje me listën e deputetëve,  LVV-ja ka marrë 58 deputet. PDK-ja ka arritur të marrë 19 deputet, LDK-ja 15 deputet. Ndërsa AKK-ja 8 deputet dhe Lista Serbe 10 deputet.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni qeveria kurti 2 zgjedhjet ne kosove qeveria kurti 2 zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2021, 07:23

Nuk e kemi luksin ta heqim nga lista AtraZeneca-n

GJERMANI– Po, ka persona që kanë ndërruar jetë nga trombozat venoze, e disa të tjerë duhet të trajtoheshin në spital. Po, edhe kjo ka ndodhur pasi të prekurit m...