Bota

“Lagështia e Marsit humbi në hapësirë”/ Shkenctari: Para katër miliadrë vitesh në planet ka pasur lumenj dhe liqene

17 Mars 2021, 07:49 Nga DOSJA
“Lagështia e Marsit humbi në hapësirë”/

SHBA- Zbulimet e fundit kanë treguar që planeti Mars ka patur ujë. BBC shkruan se sipas shkencëtarëve uji në planetin e kuq është bllokuar në shtresën e jashtme të planetit dhe ka avulluar në hapësirë. Ndërkohë që, tani uji në Mars ekziston në formën e mineraleve në shkambinjtë që ndodhin në Mars.

Këto zbulime janë diskutuar në Konferencën e 52-të Hënore dhe Shkencore Planetare. Shkencëtarët kanë deklaruar se për të dalë në këto përfundime kanë përdorur matjet dhe të dhënat e mbledhura nga anija kozmike Rover dhe nga meteoritet që orbitojnë në Mars.

Më shumë se katër miliardë vjet më parë, Marsi ishte planeti më i ngrohtë dhe më i lagësht thonë studiuesit. Uji në Mars përshkruhet përmes lumenjve dhe liqeneve. Shkencëtari Peter Grindrod tha se për shumë vite fati i ujit në Mars ka qënë një mister i vazhdueshëm.

“Ne e kemi ditur për një kohë të gjatë që Marsi ishte shumë më i lagësht në historinë e tij të hershme. Por, fati i këtij uji ka qenë një problem i vazhdueshëm. Ne tashmë e dimë nga studimet e atmosferës së Marsit se një pjesë e këtij uji humbi në hapësirë,”tha ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mars uje ne mars mars uje ne mars

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2021, 07:23

Nuk e kemi luksin ta heqim nga lista AtraZeneca-n

GJERMANI– Po, ka persona që kanë ndërruar jetë nga trombozat venoze, e disa të tjerë duhet të trajtoheshin në spital. Po, edhe kjo ka ndodhur pasi të prekurit m...