Bota

“AstraZeneca është e sigurtë”/ Ministri i Shëndetësisë në Angli: Njerëzit janë të entuziasmuar për marrjen e vaks

17 Mars 2021, 08:48 Nga DOSJA
“AstraZeneca është e sigurtë”/ Ministri i

ANGLI- Ministri i Shëndetësisë në Angli, Matt Hancock ka deklaruar se vaksina e AstraZenecës është e sigurtë dhe efektive. The Guardian shkruan se në një dalje publike të Hancock, ai tha se vaksinën e AnstraZenecës, e kanë marrë mbi 10 milion persona në Angli dhe se nuk ka shfaqur asnjë shqetësim. Ai u shpreh se njerëzit janë shumë entuziast për marrjen e vaksinës.

“Vaksina e Oxford / AstraZenecës është e sigurt, ne e dimë se mbi 10 milion njerëz e kanë marrë atë në këtë vend, dhe kjo është ajo që thotë rregullatori britanik por edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe madje edhe rregullatori Evropian. Ne i mbajmë nën shqyrtim efektet e këtyre vaksinave gjatë gjithë kohës dhe e dimë që vaksina Oxford / AstraZeneca po shpëton jetë në Angli tani, kështu që nëse merrni një telefonatë, pranojeni vaksinën. Ne jemi ende duke marrë një numër të madh të njerëzve të vaksinuar çdo ditë dhe në fakt numrat dje ishin një nga më të lartët numrat që kemi parë. Entuziazmi për marrjen e vaksinës është tepër i fortë dhe ne ende po e shohim atë,” tha ai.

Vaksina “AstraZeneca” është pezulluar nga përdorimi në disa vende të Bashkimit Europian. Listës së nisur nga Danimarka, Holanda, Irlanda, Norvegjia, Bullgaria, Islanda, Austria, Letonia, Estonia,Austria, Rumani, Qipro, Estonia,  Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Spanja, Italia, Gjermania, Franca, Suedia, Venezuela dhe Portugalia. Të gjitha vendet kanë njoftuar se kanë shtyrë fillimin e shpërndarjes së tyre deri në sqarimin e vdekjeve të të injektuarëve me dozën e parë të vaksinës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca matt hancock astrazeneca matt hancock

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2021, 07:23

Nuk e kemi luksin ta heqim nga lista AtraZeneca-n

GJERMANI– Po, ka persona që kanë ndërruar jetë nga trombozat venoze, e disa të tjerë duhet të trajtoheshin në spital. Po, edhe kjo ka ndodhur pasi të prekurit m...