Bota

Truproja i Erdogan kryen vetëvrasje, shënimi: Fyerja, kërcënimi dhe poshtërimi më vendosën në këtë pozitë 

17 Mars 2021, 09:19 Nga DOSJA
Truproja i Erdogan kryen vetëvrasje, shënimi: Fyerja,

TURQI- Truproja i Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, Mehmet Ali Bulut ka kryer vetëvrasje. Cumhuriyet shkruan se trupi i pajetë i Ali Bulut, u gjet nga tre kolegët e tij në shtëpi pasi nuk shkoi në punë. 3 kolegët e tij hynë në shtëpinë e tij me anë të një bravandreqësi për shkak se bera ishte e kyçur.

Në një letër që ka lënë, Mehmet kishte shkruar se poshtërimi, fyerja dhe gënjeshtërat e kishin vendosur atë në vendimin për ti marrë jetën vetes. Më tej, në letër shkruhej se nuk dëshironte asnjë nga kolegët dhe eprorët e tij të shkonin në varrm përveç komisionerit Mustafa Yavuzkanat.

Fyerja, kërcënimi, shkarkimi i stafit tuaj, poshtërimi i tyre, vënia e tyre në një pozicion të keq, duhet të jetë puna juaj më e mirë. Çdo person ka krenari dhe unë nuk mund t’i pranoja ato fjalë. Unë uroj që ju të përpiqeni t’i kuptoni ata duke qenë i mirë me stafin, vend të asaj që kam shkruar më lart. Unë nuk dua që ndonjë oficer të vijë në varrimin tim, përveç komisionerit tim Mustafa Yavuzkanat. M. Ali Bulut,” shkruhej në letër.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mehmet ali bulut rexhep tajip erdogan mehmet ali bulut rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2021, 07:23

Nuk e kemi luksin ta heqim nga lista AtraZeneca-n

GJERMANI– Po, ka persona që kanë ndërruar jetë nga trombozat venoze, e disa të tjerë duhet të trajtoheshin në spital. Po, edhe kjo ka ndodhur pasi të prekurit m...