Bota

Më e avancuara në flotën ruse, nëndetësja e bën NATO-n për ujë të ftohtë, qindra forca në kërkim të “Vrimës së

17 Mars 2021, 08:10 Nga DOSJA
Më e avancuara në flotën ruse, nëndetësja e bën

Nëndetësja ruse, ‘Rostov on Don’ është në ujërat e detit Mesdhe. Formiche shkruan se Rusia ka trazuar të gjithë detin Mesdhe me këtë nëndetëse duke bërë që të gjithë forcat detare të NATO-së të mos lënë vend për ta kërkuar. Nëndetësja ruse hyn në klasin Kilo dhe sipas mediave të huaja është mjeti më i avancuar në forcën detare ruse.

Forcat amerikane e kanë quajtur nëndetësen si ‘Vrima e Zezë’, për shkak se nuk kapet nga radarët. Kjo nëndetëse nuk lëshon zhurmë kur ecën dhe ka mundësi që të udhëtojë 740 kilometra pa dalë mbi ujë. Kjo lloj nëndetëse është e gjatë 70 metra dhe mund të hedhë raketa, tri herë më të shpejta se shpejtësia e zërit.

Kjo nëndetëse mendohet se është nisur nga deti Baltik rreth 3 javë më parë dhe ka përshkruar një trajektore nga Spanja drejt brigjeve të Maltës dhe Tunizisë ndërsa udhëtimin pritet që ta përfundojë në Siri.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota nato rostov on don nato rostov on don

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2021, 07:23

Nuk e kemi luksin ta heqim nga lista AtraZeneca-n

GJERMANI– Po, ka persona që kanë ndërruar jetë nga trombozat venoze, e disa të tjerë duhet të trajtoheshin në spital. Po, edhe kjo ka ndodhur pasi të prekurit m...