Bota

Ndiqen nga policia, aksidentohet kamionçina në SHBA, humbin jetën 8 emigrantë

17 Mars 2021, 08:29 Nga DOSJA
Ndiqen nga policia, aksidentohet kamionçina në SHBA, humbin

SHBA- 8 persona kanë humber jetën gjatë një aksidenti ditën e djeshme në SHBA. Dailymail shkruan se emigrantët humbën jetën pas një përplasje të kamionçinës që ishin ata dhe të një automjeti tjetër. Përplasje nodhi për shkak të shpejtësisë që po ecte kamionçina, pasi po ndiqej nga patrulla e policisë në Teksas.

Emigrantët që humbën jetën kishin kaluar fshehurazi përgjatë kufirit SHBA-Meksikë. Përplasja ndodhi përgjatë autostradës së Del Rio teksa kamionçina po ecte drejt Teksasit për të lënë emigrantët. Të gjithë personat që humbën jetën ishin shtetas meksikanë.

“Hetimi paraprak zbuloi se një kamionçinë e kuqe Dodge po shmangej nga trupat DPS që udhëtonin në US 277 kur u shkaktua një përplasje kokë më kokë me një Ford F-150 të bardhë. Për shkak të lëndimeve të marra, 8 pasagjerë të padokumentuar nga kamionçina Dodge u shpallën të vdekur në vend,“thuhet në njoftimin e policisë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota humbin jeten 8 emigrante ne shba humbin jeten 8 emigrante ne shba

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2021, 07:23

Nuk e kemi luksin ta heqim nga lista AtraZeneca-n

GJERMANI– Po, ka persona që kanë ndërruar jetë nga trombozat venoze, e disa të tjerë duhet të trajtoheshin në spital. Po, edhe kjo ka ndodhur pasi të prekurit m...