Bota

Sulmohen me armë zjarri tre SPA në SHBA, vriten 8 persona, mes tyre gjashtë gra aziatike, arrestohet autori

17 Mars 2021, 06:42 Nga DOSJA
Sulmohen me armë zjarri tre SPA në SHBA, vriten 8 persona, mes tyre

SHBA– Të paktën tetë njerëz mbetën të vrarë, mes tyre gjashtë gra aziatike, si pasojë e tre sulmeve me armë zjarri në tre qendra masazhesh. ABCnews shkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës së kaluar në Georgia. 47 minuta pas sulmit të parë, policia mori një telefonatë me anë të së cilës u lajmërua për një grabitje në një SPA, por brenda saj gjeti dy gra të vdekura.

Telefonatat u shtuan edhe për dy qendra të tjera masazhesh dhe shumë shpejt autoritetet dolën në përfundimin se kishin të bënin me sulme me armë zjarri, e jo grabitje.

Gjashtë prej viktimave janë gra aziaetike, ndërsa dy të tjerët ishin: një grua e bardhë dhe një burrë i bardhë. Një burrë tjetër që ka mbetur i plagosur ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nga ana tjetër, hetimet për ngjarjen kanë nisur dhe një person i dyshuar është vënë në pranga. Bëhet fjalë për një 21-vjeçar që është pikasur nga kamerat e sigurisë së qendrave të masazheve. Ai është Robert Aaron Long, 21 vjeç, nga Woodstock, Georgia.

Arsyeja që e shtyrë të riun të kryente këti sulme nuk dihet ende, por mendohet të jetë urrejtja ndaj aziatikëve. Gjithsesi, pritet që të merret në pyetje i arrestuari përn gjarjen. Ndërkohë që FBI vijon hetimet për sulmin, pasi dyshohet se 21-vjeçari ka edhe bashkëpunëtorë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sulm me arme zjarri ne georgia sulm me arme zjarri ne georgia

Sondazh

Poll