Bota

Italia dhe Franca deklarojnë që do vazhdojnë përdorimin e AstraZeneca nëse Agjencia Evropiane e Barnave jep dritën jeshile

16 Mars 2021, 18:40 Nga DOSJA
Italia dhe Franca deklarojnë që do vazhdojnë përdorimin e

FRANCË-Italia dhe Franca kanë deklaruar që së shpejti do të rifillojnë vaksinimin e qytetarëve të tyre me vaksinën Oxford-AstraZeneca. Sipas DayilMail, ky vendim do të merret, pasi të ketë të dhëna të qarta nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Kryeministri italian Mario Draghi ka biseduar me presidentin Francez Emmanuel Macron  dhe të dy udhëheqësit ranë dakord se ishin gati të fillonin shpërndarjen e vaksinës AstraZeneca sa më  shpejt nëse Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) jep një dritë jeshile të enjten.

‘Deklarata paraprake sot nga EMA ishte pozitive,’ -thuhet në një deklaratë nga zyra e Draghi.

Italia dhe Franca, janë ndër vendet e Bashkimit Evropian që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës, pasi disa njerëz që u vaksinuar shfaqën probleme si mpiksje gjaku. Katërmbëdhjetë vende evropiane, përfshirë 12 anëtarë të BE-së, tani kanë pezulluar përdorimin e vaksinave. Ndërkohë, Agjencia Evropiane e Barnave, në një konferencë që ka mbajtur ditën e sotme, është shprehur se vaksina është e sigurt për përdorim. Sipas përfaqësuesve të saj, nga studimet është treguar se ajo është efektive dhe ndihmon në parandalimin e vdekjeve.

(k,.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota pezullimi i astrazeneca pezullimi i astrazeneca

Sondazh

Poll