Bota

BE-ja pritet të marrë 200 milionë doza të Pfizer/ BioNtech në tremujorin e dytë

16 Mars 2021, 16:30 Nga DOSJA
BE-ja pritet të marrë 200 milionë doza të Pfizer/ BioNtech

BRUKSEL-Komisioni Evropian pret të marrë rreth 200 milion doza të vaksinës Pfizer / BioNTech në tremujorin e dytë, duke përfshirë 10 milionë që nuk ishin dorëzuar.

Lajmi është konfirmuar nga presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, e cila ka thënë se ky është një lajm shumë i mirë, pasi të gjitha vendet anëtare do të kenë mundësi të mbushin boshllëqet.

“Këto 10 milion doza të përshpejtuara do të sjellin dozat totale të BioNTech / Pfizer në tremujorin e dytë deri në mbi 200 milion. Ky është një lajm shumë i mirë. Ai u jep vendeve anëtare hapësirë ​​për të manovruar dhe ndoshta për të mbushur boshllëqet në dërgesat,”-ka thënë Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.

Pfizer konfirmoi deklaratën e BE në lidhje me furnizimin e saj në tremujorin e dytë. Në total, BE ka rezervuar 600 milion doza nga dy kompanitë në të dy kontratat.

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota be ursula von der leyen vaksinat pfizer per be be ursula von der leyen vaksinat pfizer per be

Sondazh

Poll

Bota 16 Mars 2021, 14:17

PRISHTINË-Kosova ka shënuar sërish numër të lartë infektimesh. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3,649 testime nga ku kanë rezultuar pozitiv 553 persona....