Bota

E rëndë! Grupi ISIS-së, ka vrarë mijë njerëz në Mozambik, iu ka prerë kokën dhe fëmijëve 11-vjeç

16 Mars 2021, 14:46 Nga DOSJA
E rëndë! Grupi ISIS-së, ka vrarë mijë njerëz

MOZAMBIK-Ngjarje të rëndë raportohen të ndodhin në Mozambik. Sipas TheGuardian, grupet islamike ISIS-së, ka vrarë mijëra njerëz, kanë prerë kokën e fëmijëve 11 vjeç dhe kanë detyruar shumë familje të largohen nga shtëpitë e tyre.

Lajmi është konfirmuar nga grup i ndihmës me bazë në Britaninë e Madhe “Save the Children. Mësohet se ata kanë thënë se kanë folur me familjet dhe ju kanë kërkuar të largohen nga shtëpitë e tyre. Po ashtu kanë marrë disa dëshmi të nënave që iu janë vrarë fëmijët e tyre.

“Ne u përpoqëm të shpëtonim në pyll, por ata morën djalin tim të madh dhe ia prenë kokën. Ne nuk mund të bënim asgjë, sepse edhe ne do të vriteshim,”-ka thënë një nënë.

Një nënë tjetër, një 29-vjeçare Save the Children telefonon Amelia, tha se djali i saj ishte vetëm 11 vjeç kur u vra nga njerëz të armatosur.

Provinca veriore e Mozambikut, Cabo Delgado, që nga viti 2017 ka qenë shtëpia e një kryengritjeje të ashpër, e lidhur me Shtetin Islamik (Isis), që është përshkallëzuar në mënyrë dramatike vitin e kaluar.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota grupi islamik isis isis vret femij ne mozambik mozambik grupi islamik isis isis vret femij ne mozambik mozambik

Sondazh

Poll

Bota 16 Mars 2021, 14:17

PRISHTINË-Kosova ka shënuar sërish numër të lartë infektimesh. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3,649 testime nga ku kanë rezultuar pozitiv 553 persona....