Bota

Gjykata Speciale arreston një ish-pjesëtar të UÇK-së në Belgjikë

16 Mars 2021, 16:10 Nga DOSJA
Gjykata Speciale arreston një ish-pjesëtar të UÇK-së

KOSOVË- Gjykata Speciale e Hagës, ka arrestuar në Belgjikë, një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas Gazeta Express, presoni i arrestuar është Pjetër Shala, i njohur në luftë me nofkën “Komandant Ujku”.

Shala është arrestuar pas një urdhërarresti nga Gjykata Speciale, ku ndër të tjera thuhet se ai do të mbahet në Belgjikë deri në transferimin e tij në Hagë.

Njoftimi i plotë:

“Më 16 mars 2021, autoritetet e Belgjikës arrestuan Pjetër Shalën në zbatim të fletarrestimit dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte, lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Pjetër Shala do të mbahet i ndaluar në Belgjikë, në pritje të transferimit të tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë. Së shpejti do të jepet më shumë informacion ku do të përfshihet edhe informacion për nxjerrjen publike të aktakuzës së konfirmuar me redaktimet e nevojshme. Në bazë të rregullës 88 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, aktakuza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit,”-thuhet në njoftim.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kosove pjeter shala kosove pjeter shala

Sondazh

Poll

Bota 16 Mars 2021, 14:17

PRISHTINË-Kosova ka shënuar sërish numër të lartë infektimesh. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3,649 testime nga ku kanë rezultuar pozitiv 553 persona....