Bota

Mbyllet raundi i 62 i bisedimeve Greqi-Turqi, bisedimet do të vijojnë dhe ditën e nesërme

16 Mars 2021, 16:33 Nga DOSJA
Mbyllet raundi i 62 i bisedimeve Greqi-Turqi, bisedimet do të vijojnë

GREQI– Mbyllet raundi i 62 i bisedimeve Greqi-Turqi. Sipas mediave greke, bisedimet kanë zgjatur rreth gjashtë orë dhe janë zhvilluar në një hotel qendror në Athinë.

Në veçanti, ata kanë folur për bisedime që kanë lënë në raundin e 61, të mbajtur më 25 janar në Stamboll për të zgjidhur pikat e konvergjencës për çdo negociatë në të ardhmen në lidhje me caktimin e shelfit kontinental në Egje dhe Mesdheun Lindor, sipas Ligjit Ndërkombëtar .

Ambasadori Pavlos Apostolidis ishte kreu i delegacionit grek, ndërsa ai turk drejtohej nga Zëvendës Ministri i Jashtëm, Sedat Onal .

Vihet re se kësaj here përfaqësuesi i Presidencës Turke dhe një bashkëpunëtor shumë i ngushtë i Erdoganit Ibrahim Kalin nuk morën pjesë.

Ndërkohë, konsultimet do të zhvillohen dhe ditën e nesërme,  midis Onal dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Themistoklis Demiris , në kontekstin e të ashtuquajturit dialog politik.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota greqi takimi greqi-turqi greqi takimi greqi-turqi

Sondazh

Poll

Bota 16 Mars 2021, 14:17

PRISHTINË-Kosova ka shënuar sërish numër të lartë infektimesh. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3,649 testime nga ku kanë rezultuar pozitiv 553 persona....