Bota

E kanë fajin portalet më kanë keqkuptuar! Reagon sërish kandidati për deputet i PDK-së, Morina: Ishte gjysmë shkaka, kam

16 Mars 2021, 17:47 Nga DOSJA
E kanë fajin portalet më kanë keqkuptuar! Reagon sërish

KOSOVË-Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Haki Morina, ka reaguar në lidhje me statusin e tij, të bërë një ditë më parë ku mallkonte të gjithë ata që i kishin premtuar vota dhe nuk e kishin votuar.

Morina ka bërë sërish një status në Facebook, ku shprehet se lajmi është përhapur nga portalet dhe është keqkuptuar. Ai e ka quajtur statusin si gjysmë me shaka. Sipas tij ai nuk e ka pasuar mallkimin për mijëra njerëz që nuk e njohin, po për vetëm pak njerëz që i kanë premtuar dhe nuk e kanë votuar.

Gjithashtu, ai ka shtuar se mediat, e në veçanti portalet, janë ato që e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë ta dëmtojnë interesin e Kosovës. Po ashtu, ka vazhduar duke thënë se shumë lexues që janë edhe të shkolluar nuk dinë të lexojnë.

“Pak më parë e bera një status me gjysmë humori, duke mallkuar ata që vullnetarisht janë lajmëruar për të më votuar, por edhe lobuar, dhe në fund se kanë dhënë as votën e tyre. E kapin dhe e botojne me shpejtësi shumica e portaleve, duke e ditur që mileti ynë injorant nuk e kupton drejt, në mënyrë që të kene klikime sa më shume.
Ata që janë lajmëruar vullnetarisht, e s’me kanë votuar mund të numërohen në gishta. Unë për ta e kam pas fjalën, dhe jo për qindra mijëra njerëz që s’me njohin, e as nuk i njoh. Unë kurr skam qenë në pushtet, qe indirekt apo direkt qe te kem sadopak përgjegjësi për veprimet 20 vjeçare të politikës së Kosovës. Përkundrazi, tërë jetën kam vuajte nga politika. Është hera e parë që kandidoj për deputet në parlament, dhe skam pase si t’ua mbajë fjalën asnjë votuesi. Përkundrazi, unë ua kam mbajte fjalën Kosovës prej moshës 17 vjeçare kur edhe jam burgosur për herë të parë. Te abuzosh me kësi lloj veprimesh siç bënë sot portalet me turmën injorante te haxhi qamileve është e dëmshme për të ardhmen e Kosoves. Mediat, e në veçanti portalet, janë ato që e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë ta dëmtojnë interesin e Kosovës. Është interesant se shumë lexues që janë edhe të shkolluar, e sidomos ata të pas luftës, nuk dinë të lexojnë. Ooo milet, mësohu të lexosh njëherë, e pastaj komento. Tash këtë status timin sigurisht që nuk e botojnë, sepse atyre ju duhen vetëm postimet që ju shërbejnë linqimit te njerëzve të pafajshëm,”-ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ndërkohë, ditën e djeshme Haki Morina ka publikuar disa postime, në të cilat ka mallkuar të gjithë personat që nuk e kanë votuar, duke thënë, zentë Covid-19, sida dhe kanceri.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora haki morina mallkon votuesit hakimi morina kosove haki morina mallkon votuesit hakimi morina kosove

Sondazh

Poll

Bota 16 Mars 2021, 14:17

PRISHTINË-Kosova ka shënuar sërish numër të lartë infektimesh. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3,649 testime nga ku kanë rezultuar pozitiv 553 persona....