Bota

Mbyllet raundi i 62 i takimeve Turqi-Greqi, ministri i jashtëm greke: Jam i hapur të bisedoj me homologun turk, por në një k

16 Mars 2021, 18:01 Nga DOSJA
Mbyllet raundi i 62 i takimeve Turqi-Greqi, ministri i jashtëm greke: Jam i

GREQI-Raundi i 62 i takimeve Greqi-Turqi është mbyllur për ditën e sotme. Ndërkohë, sipas medias greke, kathimerini, ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias dhe ai turk Mevlut Cavusoglu, janë shprehur të hapur për takime.

Dendias ka thënë se është i hapur të zhvillojë takime me ministrin e jashtëm turk Çavuşolulu, por në një kohë të duhur.

“Unë jam i gatshëm të takohem me homologun dhe mikun tim turk Mevlüt Çavuşolulu, por natyrisht një takim i tillë zhvillohet në atmosferën e duhur. Në mënyrë që ajo të ketë kuptim, ajo duhet të kryhet në klimën e duhur,”-ka thënë Dendias.

Po ashtu, duke iu referuar kontakteve eksploruese, ai ka përsëritur  se e vetmja pikë e ndryshimit midis dy vendeve është caktimi i zonës ekskluzive ekonomike dhe shelfin kontinental në Egje dhe Mesdheun Lindor.

Lajmi kryesor: Takimi i 62-të! Turqia dhe Greqia mbyllin raundin e dytë të bisedimeve mbi mosmarrëveshjen detare

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu turqi-greqi mevlüt çavuşoğlu nikos dendias dialogu turqi-greqi mevlüt çavuşoğlu nikos dendias

Sondazh

Poll