Sport

Canaj: “Ne shkojmë që të tregojmë më të mirën tonë dhe të luajmë futboll”

16 Mars 2021, 17:03 Nga DOSJA
Canaj: “Ne shkojmë që të tregojmë më të

TIRANE – Agim Canaj, trajneri që e ka stërvitur tri here në periudha të ndryshme kohore, nesër do të zbresë në Shkodër me Korabin e tij, për ta eliminuar Vllazninë nga çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Pasi ka eliminuar bardheblutë e Tiranës, dibranët duan të sfidojnë edhe shkodranët, që konsiderohen favoritë në letër. Para kësaj ndeshjeje ka folur edhe trajneri i Korabit, Agim Canaj.

Synimi? “Kupa është një kompeticion tjetër dhe ne jemi të mobilizuar. Dihet forca e Vllaznisë, luajmë në fushën e tyre, por djemtë janë të mobilizuar. Në këto ndeshje rrallë e ke shansin që të shkosh deri këtu, ndaj edhe djemtë po mobilizohen me maksimumin e tyre”.

Vllaznia? “Unë e njoh Vllazninë mirë, pasi edhe e kam drejtuar tri herë, është një ekip që i ka dhënë tonin edhe Superiores këtë sezon, pavarësisht situatave në javët e fundit, që nuk janë aq të mira. Ne shkojmë që të tregojmë më të mirën tonë dhe të luajmë futboll”.

Kualifikimi një ëndërr? “Në futboll ndodh gjithçka dhe kur luhet me një takim, atëherë çdo gjë varet në 90 minuta apo dhe 120 minuta. Unë e shoh në një këndvështrim tjetër, nuk dua që të fus ekipin në presion, por duhet që të jemi shumë të motivuar, ashtu si dhe në ndeshjet që kemi luajtur në kampionat”.

Korabi? “Skuadra ime, për sa edhe theksova, ka një profil tjetër tashmë dhe ka treguar grintë, luftë dhe aspekte pozitive dhe ajo që na motivon është se luajmë me një nga ekipet me traditë në Shqipëri”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport agim canaj korabi korabi i peshkopise vllaznia agim canaj korabi korabi i peshkopise vllaznia

Sondazh

Poll