Aktualitet

Ndërron jetë majori në Letoni, Xhaçka: Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë

10 Maj 2019, 20:52 Nga DOSJA
Ndërron jetë majori në Letoni, Xhaçka: Do mbetesh

TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka dhënë e para lajmin se major Klodian ndërroi jetë pas shpërthimit të ndodhur në Letoni. (Lexo këtu)

“Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim. Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!,”-shkruan Xhaçka.

Major Tanushi u plagos për vdekje katër ditë më parë në Letoni gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj. Trupi i nëntetares Hasanaj u përcoll ditën e sotme në banesën e fundit në “Varrezat e Dëshmorëve.”

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten ushtarakja ne letoni nderron jete klodian tanushi shpërthimi në letoni humb jeten ushtarakja ne letoni nderron jete klodian tanushi shpërthimi në letoni

Sondazh

Poll