Aktualitet

Detaje të reja nga Vlora/ Inez Hajrulla ishte i shoqëruar, shkëmbyen zjarr me atentatorët

10 Maj 2019, 16:13 Nga DOSJA
Detaje të reja nga Vlora/ Inez Hajrulla ishte i shoqëruar,

VLORË– Detaje të reja vijnë nga sulmi me kallanikov ndaj Inez Hajrullait në qytetin e Vlorës. (Lexo këtu)

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Hajrulla së bashku me një shokun e tij ka qënë duke pirë kafe në një nga baret e qytetit kur një makinë është afruar dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. 

Atentatorët kanë nxjerrë armët nga xhamat e makinës, ndërsa dy personat e ulur i janë kundërpërgjigjur. Pas sulmit Inez Hajrulla u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa autorët u larguan në drejtim të Babicës, ku edhe u gjet makina e autorëve.

Plagosja me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në një lokal në Vlorë. I plagosur ka mbetur një kalimtar, ndërkohë që shënjestra është Inez Hajrulla.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet inez hajrulla plagosja ne lungomare inez hajrulla plagosja ne lungomare

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Maj 2019, 15:03

TIRANË-28-vjetori i themelimit të gazetës “Koha Jonë”, ka bërë bashkë figura të njohura të medies shqiptare, por edhe politikanë.Në drekën e organizuar nga...