Aktualitet

Tiranë/ Ishte në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, arrestohet për t’u ekstraduar italiani (Foto+Emri)

10 Maj 2019, 18:38 Nga DOSJA
Tiranë/ Ishte në kërkim ndërkombëtar për mashtrim,

TIRANË- Një shtetas italian është arrestuar mbrëmjen e sotme, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e vendit fqinj.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë  43-vjeçari i identifikuar si, Massimiliano Nicolini,  i cili ishte dënuar në Itali me 5 vjet e shtatë muaj burg për “Mashtrim”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Lokalizohet, kapet dhe arrestohet përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale automjet, aparate celular dhe dokumenta.

Seksioni i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar dhe ZQK Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar profesionale, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht shtetasin italian:

M. N, 43 vjeç, lindur dhe banues në Itali.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Brescia/Itali, me vendimin e datës 22 nëntor 2018 , e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 7 muaj burg për veprën penale “Mashtrim”.

Gjithashtu shtetasi italian M.N, më 26 korrik 2014 është ndaluar me inisiativë për “Mashtrim” nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, si dhe në datat 22 qershor 2016 dhe 15 maj 2018 është proceduar në gjëndje të lirë për “Mashtrim” po nga ky seksion.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
një automjet, dy aparate celular dhe dokumenta.

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë do të kryhen nga ZKQ Interpol Tirana.

(k.m-a.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akuza per mashtrim arrestohet massimiliano nicolini tirane akuza per mashtrim arrestohet massimiliano nicolini tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Maj 2019, 15:03

TIRANË-28-vjetori i themelimit të gazetës “Koha Jonë”, ka bërë bashkë figura të njohura të medies shqiptare, por edhe politikanë.Në drekën e organizuar nga...