Aktualitet

I shpërtheu mina në Letoni, ndërron jetë babai i tre fëmijëve major Klodian Tanushi

10 Maj 2019, 20:28 Nga DOSJA
I shpërtheu mina në Letoni, ndërron jetë babai i tre

LETONI– Ndërron jetë pas katër ditësh majori i plagosur në Letoni, Klodian Tanushi. Lajmi për ndarjen nga jeta të majorit e dha vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në rrjetet e saj sociale.

Ndërsa prindërve të majorit lajmin ua dhanë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku dhe zv.shefja e SHPFA-ve, gjenerale Manushaqe Shehu.

Major Tanushi është i martuar dhe ka tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Tanushi u plagos më 6 maj gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj.

A.S/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klodian tanushi majori klodian tanushi nderron jete klodian tanushi klodian tanushi majori klodian tanushi nderron jete klodian tanushi

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Maj 2019, 15:03

TIRANË-28-vjetori i themelimit të gazetës “Koha Jonë”, ka bërë bashkë figura të njohura të medies shqiptare, por edhe politikanë.Në drekën e organizuar nga...