Bota

“Njerëzit kanë humbur besimin”/ Nis konferenca e EMA-së për AstraZenecën: Nuk kemi tregues që vaksinimi ka shkaktuar s

16 Mars 2021, 11:31 Nga DOSJA
“Njerëzit kanë humbur besimin”/ Nis konferenca e

BRUKSEL- Konferenca e Agjencisë Evropiane e Barnave mbi vaksinën e AstraZenecës ka nisur në orën 14:00. The Guardian shkruan se gjatë konferencës ka folur kryetarja e EMA-së, Emer Cooke. Ajo është shprehur se në këtë konferencë nuk do të japë përgjigje për rezultatet e hetimeve që po zhvillohen por do të tregojë procedurën që kanë ndjekur. Cooke ka thënë se deri tani nuk kanë gjetur asnjë tregues që lidh mpiksjen e gjakut dhe sëmundjet e tjera që janë shfaqur me vaksinën e AstraZenecës.

Cooke në fjalën e saj, deklaroi se raste të tjera janë raportuar edhe te vaksinat e tjera, dhe në të gjithë botën, por momentalisht i gjitha fokusi është përqendruar te vaksina e AstraZenecës. Ajo gjithashtu mori edhe rastet e popullatës së pavaksinuar që kanë mpiksje gjaku apo çrregullime tromboembolike dhe tha se janë raste të vogëla në krahasim me përfitimet që jep vaksina.

Vaksina “AstraZeneca” është pezulluar nga përdorimi në disa vende të Bashkimit Europian. Listës së nisur nga Danimarka, Holanda, Irlanda, Norvegjia, Bullgaria, Islanda, Austria, Letonia, Estonia,Austria, Rumani, Qipro, Estonia,  Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Spanja, Italia, Gjermania, Franca, Suedia, Venezuela dhe Portugalia. Të gjitha vendet kanë njoftuar se kanë shtyrë fillimin e shpërndarjes së tyre deri në sqarimin e vdekjeve të të injektuarëve me dozën e parë të vaksinës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca ema astrazeneca ema

Sondazh

Poll