Bota

“Njerëzit kanë humbur besimin”/ EMA: Detyra jonë është të aprovojmë produkte të sigurta

16 Mars 2021, 13:50 Nga DOSJA
“Njerëzit kanë humbur besimin”/ EMA: Detyra jonë

BRUKSEL- Kryetarja e Agjencisë së Barnave në Evropë (EMA), Emer Cooke gjatë konferencës që EMA po mban për vaksinën e AstraZenecës, tha se në varësi të rezultateve të velërësimeve të ekspertëve do të merren masat e duhura. Ajo u shpreh se më shumë janë të shqetësuar për shkak të humbjes së besimit të njerëzve te vaksina, ndërkohë që më tej ajo tha se puna e tyre është vetëm që të sigurohen se produktet që autorizojnë janë të sigurta.

“Prioriteti është të sigurojmë që vaksinat të mund të përdoren në mënyrë të sigurt në popullatën evropiane, nëse kjo do të thotë se një paralajmërim shtesë mund të jetë i nevojshëm, ne do të shikojmë në atë, nëse besojmë se ekziston një problem që nuk mund të zgjidhet. Do të ndërmarr veprimet e nevojshme për t’u marrë me këtë. Varet vërtet nga rezultati i vlerësimeve të ekspertëve. Ne jemi të shqetësuar se mund të ketë një efekt në besimin e vaksinave, por puna jonë është të sigurohemi që produktet që autorizojmë janë të sigurta”, tha ajo.

Vaksina “AstraZeneca” është pezulluar nga përdorimi në disa vende të Bashkimit Europian. Listës së nisur nga Danimarka, Holanda, Irlanda, Norvegjia, Bullgaria, Islanda, Austria, Letonia, Estonia,Austria, Rumani, Qipro, Estonia,  Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Spanja, Italia, Gjermania, Franca, Suedia, Venezuela dhe Portugalia. Të gjitha vendet kanë njoftuar se kanë shtyrë fillimin e shpërndarjes së tyre deri në sqarimin e vdekjeve të të injektuarëve me dozën e parë të vaksinës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca ema emer cooke astrazeneca ema emer cooke

Sondazh

Poll