Bota

A ka raportime nga Pfizer dhe Moderna për mpiksjen e gjakut?/ Cooke: Këto vijnë nga e gjithë bota

16 Mars 2021, 13:42 Nga DOSJA
A ka raportime nga Pfizer dhe Moderna për mpiksjen e gjakut?/ Cooke:

BRUSKEL- Kryetarja e Agjencisë së Barnave në Evropë (EMA), Emer Cooke gjatë konferencës që EMA po mban për vaksinën e AstraZenecës, është pyetur nëse ka raportime të ngjashme për mpiksje gjaku edhe nga vaksinat e tjera. Ajo tha se tha se këto vijnë nga e gjithë bota dhe nga të gjitha vaksinat, vetëm se aktualisht përqendrimi është te vaksina e AstraZenecës.

“Duket sikur ka raportime të ngjashme që vijnë nga e gjithë bota“, tha ajo.

Vaksina “AstraZeneca” është pezulluar nga përdorimi në disa vende të Bashkimit Europian. Listës së nisur nga Danimarka, Holanda, Irlanda, Norvegjia, Bullgaria, Islanda, Austria, Letonia, Estonia,Austria, Rumani, Qipro, Estonia,  Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Spanja, Italia, Gjermania, Franca, Suedia, Venezuela dhe Portugalia. Të gjitha vendet kanë njoftuar se kanë shtyrë fillimin e shpërndarjes së tyre deri në sqarimin e vdekjeve të të injektuarëve me dozën e parë të vaksinës.

(I.A/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca ema emer cooke astrazeneca ema emer cooke

Sondazh

Poll