Bota

Kryetarja e Agjencisë Evropiane të Barnave: Problemi nuk është vetëm te një grup vaksinash, ka pasur dhe raste të tjera

16 Mars 2021, 14:05 Nga DOSJA
Kryetarja e Agjencisë Evropiane të Barnave: Problemi nuk

EVROPË-Kryetarja e Agjencisë së Barnave në Evropë (EMA), Emer Cooke, gjatë konferencës që EMA po mban për vaksinën e AstraZenecës, ka thënë se fillimisht është hetuar nëse vetëm një grup vaksinash ka shkaktuar efekte anësore, pasi Austria ka ndaluar vetëm një grup.

Sipas saj nga studimet ka dalë se ka pasur e raste të tjera, kështu që nuk ka të bëj vetëm me një grup vaksinash.

“Më shumë grupe janë të përfshira dhe për këtë arsye nuk ka gjasa të jetë një ngjarje specifike e grupeve,”-ka thënë ajo.

Po ashtu, është pyetur në lidhje me numrin e personave që kanë shfaqur efekte. Cooke për këtë ka thënë se numrat janë shumë dinamikë, por që nga 10 Marsi u raportuan vetëm 30 raste, midis afër pesë milion njerëzve të vaksinuar.

“Por ka pasur raste shtesë të raportuara gjatë fundjavës, kështu që kjo shifër ka të ngjarë të jetë një nënvlerësim,”-ka thënë ajo.

Lajmi kryesor:“Njerëzit kanë humbur besimin”/ Nis konferenca e EMA-së për AstraZenecën: Nuk kemi tregues që vaksinimi ka shkaktuar sëmundjet

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ema ema flet per astrazeneca emer cooke ema ema flet per astrazeneca emer cooke

Sondazh

Poll